Botë

Mafia po rikthehet në Sicili

Pak para orës tetë, në një mëngjes pranveror me diell, bosi i mafisë, Giuseppe Dainoti, kishte dalë me biçikletë në një rrugë të qetë, kur dy persona me motoçikletë iu afruan dhe e qëlluan tri herë, duke e vrarë në vend.

Ishte ky sulm klasik mafioz në zemër të kryeqytetit sicilian. Njerëzit pretendonin se nuk kishin parë asgjë dhe vetëm një person e pranoi se kishte dëgjuar të shtënat, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Edhe një muaj më pas askush nuk është arrestuar.

Dainotti (67) ishte liruar nga burgu më 2014, pasi që e kishte vuajtur dënimin prej mbi njëzet vjetësh për vrasje. Motivi i vrasjes së tij nuk është përcaktuar, por policët pretendojnë se sulmet e tilla mafioze në Palermo, që kanë nisur që nga 2010-ta, mund të sinjalizojnë përçarje të brendshme.

“Mafia sot është në kërkim të një udhëheqjeje të re, në kohën kur shumë bosë të mëparshëm të saj po dalin nga burgu”, ka thënë komandanti i policisë në Palermo, Renato Cortese... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.