Australia ka mbrojtur vendimin e saj për të përfunduar kontratën miliarda dollarëshe për blerjen e nëndetëseve nga Franca, në favor të një pakti të ri sigurie për të njëjtin qëllim, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Kryeministri britanik, Scott Morrisaon ka hedhur poshtë akuzat se Australia ka gënjyer, duke thënë se Franca duhet të ishte e vetëdijshme se ishte e përgatitur për të prishur marrëveshjen.
Franca ka deklaruar se pakti ndërmjet SHBA-së, Britanisë dhe Australisë, i quajtur ndryshe “Aukus”, po çon drejt një “krizave serioze” ndërmjet aleatëve.
Përmes një lëvizjeje të paprecedentë, Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia, në shenjë proteste.
Përmes paktit Aukus, Australisë do t’i jepet teknologjia e ndërtimit të nëndetëseve me energji nukleare, si një mënyrë për të dobësuar ndikimin e Kinës në detin e kontestuar Jugor të saj.
Partneriteti i ri i ka dhënë fund marrëveshjes në vlerë prej 37 miliardë dollarë që Australia kishte nënshkruar me Francën në vitin 2016, në mënyrë që kjo e fundit të ndërtojë 12 nëndetëse për të.
Mirëpo, Franca ka deklaruar se është njoftuar për paktin mes tri shteteve, vetëm pak orë para se ai të bëhej publik, të mërkurën.
Kryeministri australian, Morrison ka thënë të dielën se ai e kupton zhgënjimin e Francës, mirëpo siç ka thënë, Australia gjithmonë e ka bërë të qartë pozicionin e saj ndaj këtij shteti.