Botë

Erdogan thotë se do të takohet me Mitsotakisin në SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdeogan ka thënë të dielën se do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në New York, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të kuptojmë kërkesat e Mitsotakisit në SHBA. Ne kemi takim me të atje”, ka thënë Erdogan, raporton agjencia Reuters.

I pyetur për takimin me Erdoganin në New York, Mitsotakis para pak ditëve kishte thënë se nuk është i sigurt se oraret e tyre përputhen.