Botë

Ndalesa e Trumpit për hyrje në SHBA shtyn martesat e shumë iraniano-amerikanëve

Për shkak të ndalimit më të ri të hyrjes në SHBA për banorët e gjashtë shteteve myslimane, pjesëtarët e bashkësisë iraniane-amerikane ishin të detyruar që të ndërrojnë vendet e zhvillimit të ceremonive martesore dhe të shtyjnë vizitat e anëtarëve të familjeve, shkruan AP.

Siç shkruan agjencia e lajmeve amerikane, ndalesa më e re i ka dhënë goditje të fuqishme bashkësisë iraniane-amerikane, në të cilën mbretërojnë lidhje të fuqishme familjare, miq dhe të dashuruar, të cilët udhëtojnë shpesh nga Los Anxhelosi drejt Teheranit dhe anasjelltas, shkruan KP.