Botë

Talebanët ua ndalojnë vajzave shkollimin e mesëm

 

Vajzat nuk janë përmendur fare në njoftimin e së premtes të lëshuar nga Ministria talebane e Arsimit, gjë kjo që ka lënë të kuptohet se djelmoshat do të kthehen në bankat shkollore gjatë javës e ardhshme, pas ndërprerjes njëmujore të procesit mësimor, përderisa vajzat do të qëndrojnë në shtëpi

Talebanët ua kanë ndaluar vajzave afgane që ta vijojnë shkollimin e mesëm, pasi që me anë të një vendimi të lëshuar të premten kanë urdhëruar hapjen e të gjitha shkollave të mesme vetëm për djemtë.

Vajzat nuk janë përmendur fare në njoftimin e talebanëve, gjë kjo që ka lënë të kuptohet se djelmoshat do të kthehen në bankat shkollore gjatë javës së ardhshme, pas ndërprerjes njëmujore të procesit mësimor, përderisa vajzat do të qëndrojnë në shtëpi, ka raportuar e përditshmja britanike “The Guardian.