Botë

Britania lehtëson masat për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat

Britania e Madhe ka lehtësuar masat e hyrjes në këtë shtet për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps ka thënë se tetë shtete do të largohen nga lista e kuqe, duke filluar nga e mërkura.

Kjo nënkupton se njerëzit që kthehen nga shtetet siç është Turqia, nuk do të kenë nevojë më të karantinohen në hotel pas mbërritjes.

Po ashtu, as testet PCR nuk do të kërkohen më për udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat, e që kthehen në Angli.

Ndërkaq, sa i përket regjimit të testimit, njerëzit të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës nuk do të kenë nevojë më të pajisen me një test para se të nisen nga ndonjëri prej shteteve që nuk është në listën e kuqe.

Gjithashtu, nga 4 tetori, qeveria britanike do të njohë vaksinimin e 17 vendeve dhe territoreve shtesë, përfshirë Japoninë dhe Singaporin.