Botë

Kina dënon paktin e sigurisë mes SHBA-së, Britanisë e Australisë

Kina ka dënuar paktin historik të sigurisë të arritur një ditë më parë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si “ekstremisht të papërgjegjshme” dhe “mendjengushtë”.

Pakti i arritur të mërkurën do të bëjë që SHBA-ja dhe Britania e Madhe ta pajisin Australinë me teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve nukleare, për herë të parë në histori.

Këtë marrëveshje, Kina po e sheh si një përpjekje për ta kundërshtuar ndikimin e këtij shteti në Detin Jugor të kontestuar të saj.

Ky rajon ka qenë i tensionuar për vite të tëra, dhe tensionet vazhdojnë të mbesin në nivel të lartë.

Ministri i Jashtëm Kinez Zhao Lijian, ka deklaruar të enjten se aleanca e re rrezikon paqen rajonale dhe intensifikon garën e armatimit.

Ai ka kritikuar atë që e ka quajtur “mentalitet i vjetërsuar i luftës së ftohtë” dhe ka paralajmëruar se tri shtetet “po i dëmtojnë interesat e veta”.

Partneriteti i ri me emrin “Aukus” është bërë i ditur përmes një konference të përbashkët virtuale të presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson, dhe kryeministrit australian Scott Morrison.

ot