Tre persona kanë vdekur dhe 59 janë lënduar, pasi një tërmet 6 ballë Rihter ka dridhur provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan rreth orës 4:33 të mëngjesit të së enjtes.
Autoritetet lokale kanë raportuar se 6904 persona janë evakuuar dhe më tepër se 200 shtëpi janë dëmtuar.
Në total një ekip prej 4000 shpëtimtarëve janë dërguar në këtë zonë, raporton “South China Morning Pos”.
Qendra Kineze Sizmologjike (CENC) ka njoftuar se tërmeti ka goditur 10 kilometra në thellësi, dhe epiqendra ishte afro Luxianit në Sichuan të Kinës.
Po ashtu për të enjten është paralajmëruar shi. Ndërkohë është paralajmëruar se mund të ketë dridhje tjera gjatë 72 orëve të ardhshme.