Botë

Kryeministri britanik “shkund” kabinetin qeveritar, bën ndryshime në pozita kyçe

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson “dridhi” të mërkurën kabinetin e tij qeveritar, në përpjekje për të larguar nga pozitat ministrore një seri të politikanëve të cilët siç thuhet, kanë vepruar në mënyrë të gabuar, dhe po ashtu në përpjekje për forcuar agjendën e tij “të ngritjes ekonomike” në të gjithë Britaninë, pas pasojave që ka shkaktuar pandemia me COVID-19.

Zyra e Johnsonit ka bërë të ditur se kryeministri britanik dëshiron të ndërtojë një ekip të fortë dhe të bashkuar për tu rikuperuar nga pandemia.

Një prej ndryshimeve më të mëdha që janë bërë në kabinetin qeveritar ishte largimi i Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab.

Sipas zyrës së Johnsonit, Raabi tani do të Sekretar i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër.

Raabi ka qenë një anëtar kyç i Qeverisë, i cila e ka drejtuar atë në kohën kur Johnsoni ishte hospitalizuar për shkak të prekjes me COVID-19. Mirëpo, ai ishte përballur me akuza të rënda për shkak të vazhdimit të pushimeve në Greqi, në kohën kur talebanët po e merrnin në dorë Afganistanin, muajin e kaluar.

Ndërkohë, Sekretari i Drejtësisë, Robert Buckland, Sekretari i Strehimit Robert Jenrick dhe Sekretari i Edukimit, Gavin Williamson, i kanë lënë postet e tyre.

Britania e Madhe është një prej shteteve që janë goditur më së shumti nga pandemia me COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë shtet kanë vdekur më shumë se 134,000 njerëz që nga fillimi i pandemisë. Kjo shifër është më e larta në Evropë sa i përket vdekjeve, pas Rusisë.