Botë

Talebanët nga burgu i Bagramit kërkojnë hakmarrje ndaj Amerikës

 

Hirjan Mikhlis, luftëtar taxhik, i cili ishte mbajtur në këtë qendër, ka akuzuar ish-Qeverinë afgane dhe amerikanët për shkatërrimin e Afganistanit. “Dua hakmarrje ndaj Qeverisë së Afganistanit dhe Amerikës”, ka shtuar ai. “Amerika dhe Qeveria e fundit e Afganistanit shkatërruan vendin tim dhe ma vranë vëllanë”

Luftëtarët talebanë kanë marrë kontrollin e burgut më të rëndësishëm ushtarak të Afganistanit në bazën e dikurshme amerikane në Bagram – një qendër që rregullisht ishte krahasuar me burgun e Gjirit të Guantanamos për shkak të mbajtjes së të burgosurve pa iu mbajtur gjyqësore dhe ku dyshohej se ishin kryer tortura ndaj të burgosurve.

Të burgosurit u larguan forcërisht nga qendra e mbajtjes në Bagram disa orë pas marrjes së kontrollit të Kabulit nga talebanët, ka raportuar televizioni britanik, Sky News.