Një shpërthim ka goditur një apartament në Atlanta të dielën, duke lënë të paktën një person të lënduar, kanë bërë të ditur autoritetet.
Zëvendësshefi i Zjarrfikësve, Melvin Carter, ka thënë se shkaku i shpërthimit nuk dihet ende mirëpo pak çaste para se të ndodhte shpërthimi, një banor i ndërtesës kishte lajmëruar Qendrën e Gazit në Atlanta se kishte ndjerë një erë të fortë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Disa media amerikane kanë raportuar se dy persona janë zhdukur pas këtij rasti, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Carter sipas të cilit është kontrolluar 90% në proces të kërkimit për ndonjë të ngujuar të mundshëm.
