Botë

Gratë pro-talebane tërësisht në të zeza, lavdërojnë regjimin e ri

Qindra gra afgane pro-talebane kanë mbajtur një ligjëratë në një universitet të Kabulit të shtunën. Ato janë deklaruar pro politikave të regjimit të ri mbi ndarjen gjinore. Rreth 300 gra u panë të veshura tërësisht në të zeza, në përputhje me politikat e reja rreth veshjes. Të zeza i kishin edhe dorëzat. Gratë, të deklaruara pro-talebane, në sallë të katedrës valëvitën flamujt e bardhë të talebanëve, derisa janë shprehur kundër forcave perëndimore.

Të drejtat e grave në Afganistan janë kufizuar ndjeshëm me pushtetin e talebanëve. Edhe pse gjatë periudhës 1996-2001, kur talebanët kishin pushtetin, me t’u rikthyer në 2021-n, kanë thënë se masat s’do jenë aq ekstreme, raporton dailymail.

Ditëve të fundit janë organizuar protesta në Kabul nga gratë afgane, duke kundërshtuat politikat e reja talebane. Këta të fundit janë parë duke i rrahur me kamxhik.