Botë

12 vjeçja në Pakistan vritet nga familja për shkak “të nderit”

Në vajzë 12 vjeçare në Paskistan u vra nga familja e saj, pasi u arratis me një djalë.

Zyrtari lokal në qarkun Khiber, Niaz Muhammad, tha se vajza me emrin Naghma ka lënë shtëpinë e saj në fshatin Kadej më 23 qershor përpara se të ndalohej nga zyrtarët e sigurisë.

Muhammad tha se Naghma i është dorëzuar familjes, e cila ka premtuar se ajo nuk do të dëmtohet, transmeton ksp. Por zyrtari tha se vajza është vrarë “për shkak të nderit, me gjasë më 27 qershor, nga familja e saj”.

Një banor lokal tha se vajza është qëlluar për vdekje. Muhammad tha se vrasësit e dyshuar në mesin e tyre xhaxhai i Naghmas dhe djali i tij, janë arrestuar. Të ashtuquajturat vrasje për nder raportohen çdo vit në Pakistan.