Botë

Ministri rus vdes duke tentuar ta shpëtojë një person

Descriptive Text

Ministri për Emergjenca i Rusisë, Yevgeny Zinichev, ka vdekur në një aksident gjatë stërvitjeve në Arktik.

Ministria ka thënë se ai vdiq në zonën Norilsk teksa po përpiqej ta shpëtonte një person.

Një kameraman kishte rënë nga një shkëmb gjatë një interviste, ka raportuar transmetuesi rus RT.

“Ai dhe kameramani ishin buzë shkëmbit. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë”, raportoi RT.

“Zinichev nxitoi pas personit që ra dhe vdiq pasi u përplas me një shkëmb të thepisur”.

Kameramani po ashtu vdiq.