Botë

Vritet sulmuesi që plagosi tre mjekët në Bronx

Descriptive Text

Mediet amerikane raportojnë se nga të shtënat që ndodhën sot në një spital në Bronx, New York, janë plagosur tre mjekë, kurse sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat policore.

Sulmuesi i veshur si mjek ka hapur zjarr në spitalin e Bronx Lebanon, duke plagosur tre mjek, raporton Reuters.

Personeli mjekësor, për t’i shpëtuar më të keqes, ishin fshehur deri sa sulmuesi qëllonte me armë zjarri, por policia ka arritur ta neutralizojë atë, i cili është gjetur i vdekur në vendin nga qëllonte.

Fillimisht mediet kishin raportuar për dëme të mëdha në spital, pa dhënë sqarime tjera.