Botë

Gjendet gjallë një djalë 3-vjeçar në Australi, që ishte zhdukur për katër ditë

 

Një djalë trevjeçar që ishte zhdukur në pyll në Australi katër ditë më parë, është gjetur i gjallë dhe mirë, pas një operacioni të kërkimit të Policisë, raporton BBC.

Anthony Elfalak është zbuluar nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes në periferi në New South Wales.