Botë

Mohuesit e virusit futen brenda zyrave të televizionit publik slloven

Një grup mohuesish të virusit COVID-19 dhe protestues kundër vaksinimit kanë hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik të Sllovenisë, duke detyruar ndërhyrjen e policisë.

Përballja ndodhi mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljana. Mediat vendase thonë se rreth 20 persona u futën në ndërtesën e RTV Sllovenia dhe arritën të futen në një studio lajmesh para se të mbërrinte policia dhe t'i dëbonte ata.

Studioja nuk ishte në transmetim kur protestuesit hynë duke kërkuar të lejohen të transmetojnë opinionet e tyre. Kundërshtarët e vaksinave janë mbledhur jashtë ndërtesës për muaj të tërë, shpesh duke ndërprerë gazetarët që vijnë ose shkojnë nga puna, raportoi agjencia e lajmeve STA.

Kreu i RTVS, Andrej Grah Whatmough, e përshkroi incidentin e së premtes si "një sulm i rëndë ndaj shtëpisë sonë të medias dhe mediave publike, të cilat ne i dënojmë në termat më të ashpër". Whatmough thotë se menaxhmenti i RTVS do të rrisë sigurinë.

Sllovenia ka parë një rritje të rasteve të raportuara ditore të COVID-19 dhe shtrimeve në spital javët e fundit.