Botë

Presidenti rus thotë se Amerika arriti “zero” në Afganistan

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar përfshirjen e Amerikës në Afganistan, duke pohuar se me luftën 20-vjeçare nuk arriti asgjë.

Putini ka thënë se për 20 vjet, ushtria amerikane në Afganistan ka tentuar të civilizojë njerëzit, duke ua prezantuar standardet e jetës në një aspekt më të gjerë, përfshirë organizimin politik të shoqërisë. Mirëpo, sipas Putinit, rezultat i Amerikës ishin tragjeditë e njëpasnjëshme me humbje të jetëve nga dy anët. Ndërkaq, është tallur se rezultati zero nuk është negativ.