Historia e pandemive (infografikë)
Dhjetëra pandemi janë regjistruar që nga viti 165 e deri më tash me të fundit, COVID-19 që ka mbërthyer botën qe gati dy vjet. Murtaja Antonine ishte e para e regjistruar në vitin 165. Ajo mori jetën e pesë milionë njerëzve. Rreth 400 vjet më pas, një pandemi tjetër pushtoi botën. Ajo u pasua me shumë të tjera, me “Vdekjen e Zezë” që doli të ishte më e rënda deri tash në histori. Ajo mori jetën e rreth 200 milionë njerëzve në një kohë kur ishin në total 390 milionë. Murtaja e Justinianit, Lia, Gripi Spanjoll, Murtaja e Tretë e COVID-19, të gjitha këto për shumë vjet morën jetë të miliona njerëzve. Një kronologji të historisë së pandemive mund ta gjeni në grafikën e mëposhtme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
