Sllovenia mund të bllokojë hyrjen e Kroacisë në Shengen

Sllovenia mund të bllokojë hyrjen e Kroacisë në Shengen

30 June 2017 13:45

Ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor, e cila ishte nënshkruese e marrëveshjes së arbitrazhit me Slloveninë, sot nuk ka përjashtuar mundësinë që Lubjana zyrtare të tentojë të bllokojë hyrjen e Kroacisë në Shengen.

Kosor deklaroi se Sllovenia gjithmonë, kur ka shqyrtuar se mund të përdorë forcën, këtë edhe e ka bërë.

Gjykata e arbitrazhit për kontestin kufitar Kroaci-Slloveni vendosi dje që Sllovenia të marrë nga Kroacia qasje në detin e hapur përmes korridorit të gjerë 2.5 mile nautike. Më herët ishte vendosur që pjesa më e madhe e Gjirit të Piranës i takon Sllovenisë.

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe homologu i tij slloven Miro Cerar dje janë pajtuar që të mos ndërmarrin hapa të njëanshëm, njoftoi Qeveria e Kroacisë.

Plenkoviq ka theksuar se Kroacia mbetet pranë vendimit të saj se vendimi i  Gjykatës së arbitrazhit në Hagë në asnjë mënyrë nuk është obligues dhe nuk do ta zbatojnë.

Ndryshe, Kroacia ka braktisur arbitrazhin në vitin 2015, pas skandalit në të cilin ishte përfshirë një gjyqtar slloven.

Parlamenti kroat atëherë i propozoi Sllovenisë që të fillojnë bisedimet për zgjidhjen alternative të kontestit, pasi që ishte vlerësuar se procesi i arbitrazhit ishte kompromituar pakthyeshëm kur ishte zbuluar se përfaqësuesi slloven në gjykatën e arbitrazhit Jernej Sekolec dhe zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë Simona Drenik u pajtuan që të paraqesin argumentet sllovene dhe të lobojnë te gjyqtarët tjerë të arbitrazhit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme