Botë

Drejtori i muzeut kandidati i vetëm për president në Estoni

Foto: AP
 

Estonia po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale në parlament. Do të ketë vetëm një kandidat për votimin e të hënës, një situatë e paprecedent në shtetin baltik që kur e fitoi pavarësinë 30 vjet më parë, shkruan agjencia AP.

Presidentes Kersti Kaljulaid i skadon mandati pesëvjeçar më 10 tetor dhe deputetët në parlamentin 101 ulëse Riigikogu, duhet të zgjedhin kreun e ri të shtetit, një post kryesisht ceremonial.