Botë

Pesë të vdekur nga një sulm në Ambasadën e Francës në Tanzani

Foto: Reuters
 

Pesë persona kanë vdekur pas sulmit të armatosur në Ambasadën Franceze në Tanzani. Në sulm janë vrarë tre policë dhe një punonjës i sigurimit privat, si dhe është qëlluar për vdekje sulmuesi, ka bërë të ditur presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, raporton agjencia Reuters.

Hassan në Twitter ka shkruar duke treguar se sulmuesi është neutralizuar dhe është kthyer qetësia.