Një afgan ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, kanë bërë të ditur zyrtarë të trupave gjermane.
Sipas raporteve, një roje afgane është vrarë ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur.
Aeroporti ka qenë skenë e kaosit për me shumë se një javë, që kur talibanët morën në duar Kabulin, pasi mijëra afganë dhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera po bëjnë përpjekje që të ikin nga Afganistani.
Raportet zyrtare thonë se deri më tani, të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur brenda dhe rreth aeroportit, që nga java e kaluar, si pasojë e incidenteve dhe gjuajtjeve me armë.