Botë

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e V. të hënën

Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë të vdekur nga koronavirusi gjatë së hënës, derisa nga 3.480 testime, 296 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 109 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.960.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur nga koronavirusi 5.560 persona, derisa numri i rasteve aktive është 5.937.