Botë

Spanja me temperaturë rekord prej 46°C, alarm i kuq në 16 qytete italiane

Spanja ka shënuar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, duke regjistruar temperatura deri në mbi 46 gradë celsius, përderisa autoritetet në Itali kanë zgjeruar në 16 listën e qyteteve të vëna në alarm të kuq shkaku i vapës.

Temperatura më e lartë gjatë ditës është shënuar në qytetin Ecija të Sevilles, mbi 46.5 gradë Celsius.

Megjithëkëtë, shkalla është më e ulët se sa rekordi i të gjitha kohëve prej 46.9 gradësh që ishte regjistruar në Kordoba, korrikun e 2017-s.

Gjatë mbrëmjes, në pjesën më të madhe të Spanjës temperaturat kanë shënuar deri në mbi 25 gradë celsius.

Ndërkaq meteorologët kanë paralajmëruar se gadishulli iberik do të përballet me vapë edhe më ekstreme, me efekte katastrofike afatgjate.