Botë

Rrëzohet aeroplani rus derisa po shuante zjarret në Turqi

Një aeroplan rus i ekipeve zjarrfikëse, i marrë me qira nga Turqia, është rrëzuar derisa po shuante zjarret. Siç njoftojnë mediat e huaja, komunikimi me aeroplani humbi në Kahramanmaras, ku ishte dërguar ekipi emergjent.

Detajet e para thonë se në aeroplan ishin pesë ushtarë rusë dhe tre shtetas turq. Nuk ka informacione nëse ndonjëri shpëtoi gjallë.

Turqia është ndër shtetet më të prekura nga zjarret gjatë kësaj vere.