Botë

Maqedonia e V. regjistron rritje të viktimave nga koronavirusi, afro 2 mijë raste aktive

Foto: Ilustrim
 

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të të vdekurve nga koronavirusi dhe raste pozitive. Gjatë së dielës kanë vdekur katër persona, ndërsa nga 6.383 testime, 398 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.524.