Rebelët e rajonit Tigray të Etiopisë veriore kanë marrë nën kontroll qytetin e Lalibela, që është në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.
Lalibela që njihet si shtëpi e kishave që i takojnë shekullit të 13-të, të latuara nga shkëmbinjtë, dhe është një vend i shenjtë për miliona të krishterë ortodoks.
Zyrtarët lokalë i kanë thënë BBC-së se banorët kanë ikur si pasojë e përparimit të rebelëve në qytet.
Mijëra persona janë vrarë në këtë rajon që kur ka nisur luftimet në nëntor të vitit të kaluar. Luftimet tani janë duke u zgjeruar në Amhara dhe Afar, dy rajone të tjera që kufizohen me rajonin Tigray. Ndërkohë, miliona njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Edhe forcat rebele të Tigrayt edhe ushtria etiopiane dhe aleatët e saj, janë akuzuar për abuzim të të drejtave të njerëzve dhe krime të luftës.
Ndërkohë, zëvendëskryetari i Lalibelas, Mandefro Tadesse ka thënë se qyteti është vënë nën kontrollin e rebelëve Tigray. Sipas tij, nuk ka pasur ndonjë gjuajtje me armë, mirëpo banorët rezidentë janë larguar nga qyteti ndërkohë që është shprehur i shqetësuar për sigurinë e kishave historike.