Botë

Gjendet trupi i pajetë i një viktime nga zjarret në rajonin e Kumanovës

Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të një gruaje 59 vjeçe, shkruan Alsat.

Trupi u gjet nën gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek.

Rasti në fjalë paraqet viktimën e parë nga zjarret në Maqedoninë Veriore. /Alsat