Botë

Tre të lënduar nga shpërthimi në Kabul, pasi talebanët sulmojnë shtëpinë e ministrit

Foto: AP
 

Një shpërthim i fuqishëm afër zyrës së agjencisë së sigurisë në Afganistan ka shkaktuar tre të lënduar të mërkurën, vetëm pak orë pasi që një sulm me bombë dhe me armë në shtëpinë e një ministri të Qeverisë nxiti dhunën e talebanëve në kryeqytet.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në shtëpinë e ministrit të Mbrojtjes, Bismillah Mohammadi.