Qeveria në Poloni e ka cilësuar si “akt të terrorit” rastin e zjarrvënies në një qendër të vaksinimit kundër COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Adam Niezhielski, gjatë vizitës në qendrën e djegur të qytetit Zamosc, e ka përshkruar rastin si “akt kundër shtetit polak”. Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, në të cilat një burrë shihet tek ia vë zjarrin godinës.
Qeveria planifikon që t’i shtrëngojë ligjet kundër sulmeve në qendrat e vaksinimit dhe stafit të tyre, pas një serie incidentesh gjatë javëve të fundit.
Në fundjavë, një grup protestuesish antivaksinim kanë sulmuar verbalisht punëtorët në pikën e vaksinimit në qytetin Gdynia, duke i quajtur “vrasës”. Në Poloni deri më tani janë vaksinuar plotësisht mbi 17.5 milionë qytetarë, apo 46 për qind e popullsisë. \ AP