Botë

Vapë ekstreme në Greqi, temperaturat arrijnë në 45°C

Vala e temperaturave ekstrem të larta që po mbizotëron në Evropën juglindore ka rrezikuar rrjetet kombëtare të energjisë në Greqi, teksa Qeveria është përballur me vështirësi në sigurimin e resurseve të nevojshme për ballafaqimin me emergjencën.

Temperaturat në zonat e brendshme të Greqisë dhe në vendet përreth kanë mbërritur të hënën në 45 gradë Celsius, teksa të larta pritet që të mbesin gjatë pjesës më të madhe të javës.

Në Athinë, autoritetet kanë liruar nga obligimi për t’u paraqitur në vendet e punës qytetarët që kanë probleme shëndetësore. Ndërkaq vapa ka goditur rëndë edhe Maqedoninë e Veriut. Në kryeqytetin Shkup, qytetarët kanë kërkuar freskim në lumin Treska, teksa temperaturat kanë shkuar në më se 40 gradë Celsius.