Botë

54 raste të reja me koronavirus në Maqedoni V.

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 54 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rastet e reja janë nga testimi i 3087 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një 77-vjeçar nga Tetova si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 28 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 156.506 qytetarë me koronavirus, ndërsa 5494 kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 150.399 qytetarë, ndërsa janë 613 raste aktive.