Botë

72 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të dielën

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut njofton se nga 5.759 testime, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të dielën. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.371.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë kanë testuar 982.469 persona, 156.452 janë infektuar me COVID-19 dhe 5.493 kanë vdekur.

Aktualisht janë 588 raste aktive.