Botë

Nga sot hyrja në Gjermani vetëm me dëshmi të vaksinimit ose me test negativ

Të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Gjermani, nga sot do tu kërkohet të dëshmojnë se janë të imunizuar me vaksinë ose duhet të paraqesin rezultatin negativ në test.

Plani i ri i qeverise gjermane ka ardhur për shkak të rritjes së shqetësimeve si pasojë e shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Deri më tani, Gjermania ka kërkuar dëshminë e imunizimit ose testin negativ, vetëm nga udhëtarët që kanë hyrë nga vendet e ashtu-quajtura “zona me rrezik” “zona me incidente të larta” dhe “zona me variante virusi”, që në Evropë përbëhej nga këto shtete: Britania e Madhe, Spanja dhe Holanda.

Gjermania ka shënuar deri në afro 4,000 raste të reja pozitive brenda vetëm një ditë gjatë kësaj jave, sipas Institutit për Sëmundje Infektive “Robertt Koch”. 

Deri më tani, në Gjermani janë vaksinuar mbi 61% e popullatës me të paktën një dozë të vaksinës.