Botë

Katër të plagosur nga një gjuajtje me armë zjarri në Berlin

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur në një parking veturash në lagjen Wedding të Berlinit.

Siç kanë njoftuar mediat gjermane, policia dhe zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes ndërkohë që rrethanat e të shtënave nuk dihen ende.

Zyrtarët e zjarrfikësve, të cituar nga zyra lokale e Berliner Zeitung, thanë se tre burra dhe një grua u plagosën në incident, dhe të katërve iu dha ndihma mjekësore në vend para se të çoheshin në spital.

Gazeta "Berliner Zeitung" shkruan se një person u godit me thikë, një tjetër mori një plumb, dhe i treti një plagë në kokë në një përleshje në parking. Shkalla e lëndimeve nuk u njoftua për personin e katërt. Autori i krimit raportohet se është në arrati.