Botë

Rrokulliset autobusi me targa serbe në Gjermani, 19 të lënduar

Një autobus me targa serbe është rrotulluar në autostradën mes Staakow dhe Freiwalde, në Gjermani, duke i lënë të lënduar 19 persona.

Zëdhënës i Departamentit të Policisë së Jugut, Ralph Meier ka thënë për BILD se autobusi ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit në Stokholm, kështu që kishte shumë pasagjerë ndërkombëtarë. Në bord ishin dy izraelitë, një suedez, gjashtë gjermanë, dy gjermano-turq dhe shtatë serbë. Në total në autobus ishin 19 persona mes moshës 21 deri 64 vjeç.

Autobusi me 21 vende doli nga korsia rreth 50 metra pas hyrjes në autostradë. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.

Një person është i plagosur rëndë identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter të shpëtimit. Dy shoferët gjithashtu pësuan lëdnime.

Gjashtë persona të tjerë u dërguan në klinika, sipas zëdhënësit Wendt. Dhjetë persona të lënduar lehtë morën kujdesje shëndetësore në vendin e aksidentit.

Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 mjekë të urgjencës mbërritën në vendngjarje. Përveç kësaj, ekipi i zjarrfikëseve mbërriti me 22 automjete.