Botë

Antalya përball flakëve, tre të vdekur dhe dhjetëra të hospitalizuar

FOTO: AP
 

Së paku tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmë si pasojë e dy zjarreve të mëdha në jugun turistik të Turqisë. Zjarri i ndihmuar nga era e fuqishme ka djegur një pjesë të madhe të pyjeve në provincën e Antalias.

Sipas autoriteteve turke, një pjesë e madhe e zjarrit është lokalizuar, por një tjetër zjarr i madh ka përfshirë qytetin Akseki, 50 kilometra në veri të Turqisë.