Botë

Ish-kardinali McCarrick akuzohet për abuzim seksual me adoleshentë

Foto: AP
 

Ish-kardinali Theodore McCarrick, ndaj të cilit ishte konfirmuar se kishte ngacmuar seksualisht të rritur e po ashtu fëmijë, është akuzuar po ashtu për ngacmim seksual të një adoleshenti, gjatë një dasme në vitet 1970, bëhet e ditur nga një gjykatë.

Dokumentet e Gjykatës të siguruara nga The Boston Globe, tregojnë se ndaj McCarrickut janë ngritur tri akuza të sulmit të pahijshëm ndaj një personi mbi 14 vjeç.