Botë

Blinken: Interesimi i Kinës në Afganistan mund të jetë pozitiv

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se përfshirja e mundshme e Kinës në Afganistan mund të jetë gjë pozitive, bën të ditur BBC.

Ai thotë se kjo është vetëm nëse Kina po shikon në drejtim të një “zgjidhje paqësore të konfliktit” dhe për një qeveri “vërtetë përfaqësuese dhe gjithpërfshirëse”.

Komentet e Blinkenit erdhën pasi përfaqësues të Talibanit vizituan Kinën. Kina ka thënë se sheh talebanët duke luajtur rol të rëndësishëm në procesin e paqes dhe rindërtimit në Afganistan.

“Asnjëri nuk ka interes në një marrje ushtarake ntë shtetit nga talebanët, në rikthimin e një emirati islamik”, ka thënë Blinken gjatë vizitës në Indi.

Ai i ka bërë thirrje talebanëve të “vijnë në tavolinë të negociatave në mënyrë paqësore”.