Botë

Zjarret e fuqishme nxisin evakuime në Turqi

Foto: AP
 

Autoritetet kanë evakuuar shtëpitë në katër zona bregdetare të Turqisë, si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë mbërthyer një pjesë malore afër qytetit bregdetar Manavgat, në jug të vendit.

19 helikopterë janë angazhuar në hedhjen e ujit teksa më shumë se 30 kamionë të fikjes së zjarrit kanë luftuar kundër flakëve që kanë shpërthyer në rajonin rreth 80 kilometra në lindje të qytetit turistik, Antalya.