Botë

Zjarret rrezikojnë shtëpitë në veri të Athinës

Zjarret që kanë shpërthyer në veri të Athinës kanë kapluar zonat malore të martën, duke i dëmtuar rëndë të paktë dhjetëra shtëpi dhe duke i djegur veturat para së të vihen nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve.

Flakët kanë nxitur autoritetet që t’i evakuojnë shtëpitë përreth rajonit të Stamatas, derisa re të dendura tymi kanë vështirësuar dukshmërinë në disa pjesë të kryeqytetit grek.

Aeroplanë të fikjes së zjarrit dhe 12 helikopterë janë përdorur në betejën ndaj flakëve, bashkë me më shumë se 300 zjarrfikës që kanë vepruar në terren. Banorët e rajonit janë njoftuar nëpërmjet mesazheve telefonike për t’i mbajtur dyert dhe dritaret e shtëpive mbyllur, si pasojë e tymit dhe flakëve. Autoritetet ende nuk e kanë zbardhur shkaktarin e zjarreve, teksa po e hulumtojnë pistën e zjarrvënies së qëllimshme.