Botë

Kina akuzon SHBA-në se po krijon një “armik imagjinar”

Një diplomat i lartë kinez ka folur me ton konfrontues gjatë bisedimeve të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar palën amerikane se po krijon një armik imagjinar për të devijuar vëmendjen nga problemet e brendshme amerikane dhe për t’i bërë presion Kinës.

Në kulmin e marrëdhënieve të përkeqësuara ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, zëvendëssekretarja e Shtetit, Uendi, diplomatja e dytë më e lartë në SHBA, ka arritur në qytetin kinez Tianjin për diskutime sy më sy me diplomatët kinezë.

Por zëvendësministri i jashtëm kinez, Xie Feng, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po mundohen të ngjallin ndjenjat nacionaliste në shtetet e rajonit, duke iu kthyer përplasjes me Kinën. Ai ka thënë se SHBA-ja ka mobilizuar qeverinë dhe shoqërinë për ta shtypur Kinën.

Diplomatja amerikane po qëndron në Kinë në kuadër të turit aziatik, gjatë të cilit vizitoi Japoninë, Korenë Jugore dhe Mongolinë.