Botë

Dy të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të hënën

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi më Maqedoninë e Veriut të hënën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.473 testime, 10 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Sipas MSH-së, 16 pacientë shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.295.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi është 5.491, ndërsa aktualisht janë 300 raste aktive.