Botë

Kina regjistron më së shumti raste me COVID-19 që nga janari

Një ditë më parë në Kinë janë shënuar 76 raste të reja me COVID-19, raportimi më i lartë që nga fundi janarit mes një rritje të infeksioneve në qytetin lindor të Nanjing.

Sipas autoriteteve infeksionet lokale përbënin 40 nga rastet e reja, krahasuar me vetëm pesë të raportuara më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bëri me dije se në qytet është rritur niveli i rrezikut nga koronavirusi, ndërsa janë marrë masa që në Nanjing të pezullohet linja e metresë.