Botë

24 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të dielën

koronavirusi maqedonia e veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 raste të reja me koronavirus të dielën, derisa janë shëruar 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19, ndërsa janë testuar 4.133 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 156.078 persona, janë shëruar 150.276 pacientë. Deri më tani janë regjistruar 5.489 të vdekur. Aktualisht janë 310 raste aktive.