Botë

“Gazetaria punë e rrezikshme, por e shenjtë”

Soadat ia dedikon nënës angazhimin e saj në gazetari. “Si fëmijë, nëna ime gjithmonë më thoshte që të përpiqesha për veten time, familjen time dhe komunitetin. Nëna ime më frymëzoi që së pari të isha një qenie njerëzore e mirë, dhe mendoj se zgjodha gazetarinë për shkak të asaj që ajo më mësoi”. Ajo shqetësohet për të ardhmen e saj dhe të ardhmen e gazetarisë, pasi të largohen forcat e SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani

Gazetarët që mbulojnë konfliktin duhet të përshkojnë tehun e shpatës, duke balancuar kërcënimet me jetë nga grupet e armatosura nga njëra anë dhe kërcënimet për mënyrën se si ushtrojnë profesionin e tyre nga forcat e sigurimit të qeverisë nga ana tjetër. Kufijtë ndërmjet propagandës, mbledhjes së inteligjencës dhe gazetarisë ndonjëherë mjegullohen derisa lidhen me raportimin dhe mbrojtjen e burimeve në Afganistan. Bazuar në këto lloj sfidash, shumë gazetarë afganë janë mësuar me një shkallë të vetëcensurës si formë e vetëruajtjes, shkruan “Al-Jazeera” në shkrimin për sprovat e gazetareve afgane.

Disa gazetarë që mbulojnë veprimtaritë e talebanëve, veçanërisht ata me qasje të drejtpërdrejtë tek anëtarët e grupit, janë arrestuar për bashkëpunim me ta dhe për përhapje të propagandës. Në raste të tjera, gazetarët janë detyruar të punojnë për shërbimet e inteligjencës ose të përballen me arrestime. Pastaj ka nga ata që janë rrëmbyer ose vrarë nga talebanët për gjoja se kanë punuar për shërbimet e inteligjencës.