Botë

36 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar 36 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 3.569 personave të dyshuar për koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në këtë shtet ndërkohë që janë shëruar 12 pacientë koronavirusi.

Numri i rasteve aktive është 265.