Botë

Donfried, e nominuara e Bidenit për ta zëvendësuar Reekerin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar Karen Donfried si ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Donfried do ta zëvendësojë në këtë pozitë, Philip Reekerin.

Që nga viti 2019, Donfried ka qenë bashkëkryesuese në Task Forcën Transatlantike të Fondit Gjerman Marshall dhe në Fondacionin e Kancelarit Federal, Helmut Schmidt (BKHS), së bashku me Wolfgang Ischinger.