Botë

Vërshimet e mëdha në Kinë po vazhdojnë, të paktën 33 të vdekur

Si pasojë e vërshimeve të mëdha në Kinë kanë humbur jetën të paktën 33 persona, ndërkohë që shumë të tjerë po llogariten të zhdukur, ka bërë të ditur AP-ja, duke u bazuara në raportet e mediave kineze.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga provinca e goditur nga përmbytja Henan, një nga më të populluarat në Kinën qendrore, ku reshjet e mëdha të shiut gjatë kësaj jave kanë përmbytur shumë zona dhe kanë shkatërruar të korrat.

Ushtria e Kinës ka prishur një digë për të liruar ujin që kërcënonte provincën Henan, shkruan më të tutje Associated Press.

Përmbytjet në Kinë, sipas vlerësimeve fillestare, kanë rezultuar me humbje ekonomike në vlerë 1.22 miliardë juanë (189 milionë dollarë) deri më tash, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Që nga mbrëmja e së mërkurës, më shumë se 470.000 njerëz dhe mbi 55.000 hektarë të korra janë prekur nga reshjet e mëdha në Xinxiang, një qytet i vogël në veri të kryeqytetit provincial të Zhengzhou.

Qeveria lokale aktivizoi një personel me rreth 76.000 veta për kërkim dhe shpëtim.

Midis atyre që vdiqën ishin 12 persona që nuk mund të shpëtoheshin nga një metro në Zhengzhou, kur uji i përmbytjes mbyti të gjithë të bllokuarit në një nënkalimin.

Përmbytje ka pasur edhe në Evropë, sidomos në Gjermani e Belgjikë.

{gallery}